LDK vendos përfundimisht, nëse do ta votoj Veselin dhe Haradinajn

E publikuar: 01/08/2017 18:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë se Lidhjes Demokratike të Kosovës, është marrë vendim qe deputetët e LDK-së të mos e votojnë kandidatin e PAN-it për kryetar të Kuvendit.

Agim Veliu nënkryetar i këtij subjekti ka thënë se deputetët e LDK-së janë unik karshi PAN-it, raporton ‘Indeksonline’.

Veliu ka thënë se LDK jo do ta votoj as kandidatin e PAN-it për kryeparlamenar dhe as të mandatuarin për kryeministër./Indeksonline/