LDK telegram ngushëllimi për familjen Ajeti

E publikuar: 13/02/2019 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e vdekjes së ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës Akademik Idriz Ajetit, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:
E nderuara familje Ajeti,
Vdekja e Idriz Ajetit është një humbje e madhe për familjen, LDK-në, Akademinë e Shkencave dhe Arteve dhe gjithë shoqërinë tonë.
Akademik Idriz Ajeti dha kontribut të madh në jetën shkencore, politike dhe kulturore në vendin tonë. 
Kosova ka humbur intelektualin dhe veprimtarin i cili jetën e tij ia kushtoi zhvillimit të albanologjisë.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë qytetarëve.