LDK reagon ndaj deklaratave të Uran Ismailit për aferën ‘Spitali’

29.05.2019 17:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
LDK reagon ndaj deklaratave të Uran Ismailit për aferën ‘Spitali’

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka denoncuar sot komplet aferën e Spitalit ku janë të përfshirë fajdexhinj, mashtrues që kanë keqpërdorur emra të zyrtarëve politik.

Ismaili ka prezantuar kronologjinë e krimit të organizuar që sipas tij ka filluar më 2003 kur kryetar i Prishtinës që e dha lejen e parë ishte Ismet Beqiri, ndërsa atë e ka përfunduar kryeministri Isa Mustafa më 2015.

Në lidhje me këtë ka reaguar Lidhja Demokratik e Kosovës. Sipas LDK-së, Uran Ismaili ka tentuar që të fajësojë zyrtarët e lartë të LDK-së për aferat e partisë së tij.

“Këto janë përpjekje e veprime të ulta dhe dëshpëruese të z. Ismaili për ta shpëtuar shefin e tij, për të cilin në këto video incizime, thuhet se i kanë dhënë 200 mijë euro, për të cilën duhen dhënë fjalën e fundit organet e drejtësisë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Reagimi i plotë:

Sot, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili paska tentuar që të fajësojë zyrtarët e lartë të LDK-së për aferat e partisë së tij. Edhe kjo ndodhë nga të papërgjegjshmit!

Në video incizimet e publikuara ditët e fundit, vërehet qartë që nuk kërkohen mito e fajde për leje të ndërtimit, lokacion të ndërtimit apo për licensë të Spitalit.

Video incizimet janë publike, dihet qartë në ato video për çka kërkohet e ofrohet mito e fajde. Aty nuk kemi parë asnjë njeri të lidhur me LDK-në, por me PDK-në.

Tani, sipas ministrit të Veselit qenka fajtor egzistenca e Spitalit, që njerëzit paskën kërkuar fajde, duke u thirrur edhe në shefin e tij!?

Këto janë përpjekje e veprime të ulta dhe dëshpëruese të z. Ismaili për ta shpëtuar shefin e tij, për të cilin në këto video incizime, thuhet se i kanë dhënë 200 mijë euro, për të cilën duhen dhënë fjalën e fundit organet e drejtësisë.

Plotësisht pajtohemi dhe i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të hulumtojnë dhe të vërtetojnë nëse ka pasur mito e fajde gjatë ndarjes së lokacionit dhe dhënies së lejes së ndërtimit nga Komuna e Prishtinës ose gjatë dhënies së licencës nga  organet përgjegjëse.

Mbi të gjitha dhe përfundimisht, duhen vënë para drejtësisë ata që kanë marrë e dhënë mito e fajde. Emrat që përmenden në video, zyrtarë të lartë të PDK-së apo njerëz të afërm me ta, kanë marrë besimin e qytetarëve të Kosovës për të përmirësuar jetën e tyre. Prandaj, të lartpërmendurit, duhet të përgjigjen para ligjit dhe para qytetarëve të Kosovës.

Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë