LDK paralajmëron bllokimin e rishikimit të buxhetit në Kuvend

E publikuar: 22/09/2017 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i Financave, Avdulla Hoti ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zvogëlim të buxhetit në procesin e rishikimit të tij.

Hoti ka thënë se buxheti prej 2 miliard euro i miratuar nga Qeveria Mustafa nuk bën të zvogëlohet.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, ka thënë se kjo parti nuk do ta përkrah në Kuvend, rishikimin e buxhetit.

Postimi i tij në facebook:

Buxheti 2 miliard euro nuk ben te zvogelohet. Qeveria e re duhet te ndermarre masat qe ta realizoje kete buxhet, e jo ta shkurtoje ate. Ne nuk perkahim ne Kuvendin e Kosoves kurrfare shkurtimi te shpenzimeve.

Duhet mbajtur performancen e larte te te hyrave ashtu si ka qene. Duhet ndryshuar ligjin per AKP per te shfrytezuar mjetet e privatizimit per autostrade. Ky ligj per AKP duhet te vij ne kuvend bashke me ligjin per rishikimin e buxhetit.

Qeveria e udhehequr nga LDK e ka rregullur me ligj rritjen e pagave dhe kjo do te ndodh nga janari 2018, sic e kemi planifikuar me Kornize te Shpenzimeve 2017-2019 qe eshte miratuar nga Qeveria Mustafa.

LDK e udheheq Komisionin per Buxhet dhe Financa ne Kuvendin e Kosoves dhe nuk do te lejojme qe te perkeqesohet menaxhimi i buxhetit.

Duhet gjetur mjetet tash kjo qeveri per te paguar per skandalet e Qeverise Thaqi me pasaporta dhe me Axos lidhur me PTK, si dhe kontraten e demshme te PTK-se me kompani private te sherbimeve telefonike.