LDK nesër hap fushatën zgjedhore

E publikuar: 20/09/2017 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës nesër pasdite do të hap fushatën zgjedhore në Prishtinë, ku do t’i prezantojë të gjithë kandidatët për kryetar të komunave.

Njoftimi i LDK -ës

Lidhja Demokratike e Kosovës ju njofton që nesër, më 21 shtator 2017, në orën 17:00, në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do ta hapë fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2017, ku do të prezantojë kandidatët për kryetar komunash.

Ftohen mediet ta përcjellin këtë ngjarje.