LDK nesër betonon kundërshtimin ndaj PDK’së, thotë Lutfi Haziri

E publikuar: 24/07/2017 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lutfi Haziri nga LDK në një lidhje telefonike në Rrokum Roll ka thënë se koalicioni LAA sot nuk ka marrë pjesë te presidenti, ngase sipas tij, takimi ka qenë politik dhe nuk ka pasur nevojë të thirret.

Kurse duke folur për takimin e Këshillit të Përgjithshëm, Haziri ka thënë se do të flitet për rezultatet e fundit dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Madje ai ka thënë se nesër do të betonohet qëndrimi i LDK-së karshi PDK-së, e cila, sipas Hazirit, i ka rrënuar të gjitha urat e bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike.

Ata, pra PDK, siç thotë nënkryetari i LDK’së, nuk kanë të drejtë politike, morale apo njerëzore t’i ofrojnë asgjë LDK’së.

“PDK e ka fëlliqur pusin ku ka pirë ujë vetë”, ka thënë Haziri.

Ata kanë arritur ta mobilozojnë edhe Listën Serbe, që jonatyrshëm votoi rrëzimin e qeverisë,  dhe opozitën e atëhershme,  minoritetet tjera. Kanë resurse dhe le ta krijojnë qeverinë”, ka shtuar ai./Express/