LDK: Këto janë dështimet e Shpend Ahmetit

E publikuar: 25/10/2016 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi i LDK-së në Prishtinë me anë të një komunikate për media ka numëruar që sipas tyre janë dështime të Shpend Ahmetit. Sipas LDK’së, kryetari i komunës nuk po përmend dështimet e tij kur është i ftuar në emisionet televizive.

“Në emision nuk e përmedi obligimin e tij ligjor se duhet t’i raportojë Kuvendit çdo tre muaj. Nuk i raportoi Kuvendit asnjëherë sipas ligjit.

-Nuk përmendi se punësimi i jashtëligjshëm e ka dëmtuar buxhetin e Prishtinës me mbi 1 milon euro, vetëm për vitin 2015. Për vitin 2016 nuk ka pasur raportim, nuk pasur transparencë.

-Nuk e përmendi realizimin e konkursit për mësimdhënës, me të cilin u shkelën normat elementare të pranimit të kuadrit mësimdhënës. U pranuan mësimdhënës nga qendrat e tjera komunale, jashtë regjoinit të Prishtinës dhe u anashkaluan shumë nga Komuna dhe fshatrat perreth, sipas preferencave të zyrave politike të qendrave të VV nëpër Komuna.

– Nuk e përmendi humbjen e projekteve milionshe, si ai i DEMOS-it, nga shkaku i mungesës së performancës së mirë qeverisëse.

-Nuk e përmendi dështimin në qeverisjen e Ndërmarrjeve Publike, ku udhëheqin militantët partiakë të zyrave të VV.

-Nuk e përmendi dështimin buxhetor të inkasimit më të dobët në 10 vjetët e fundit, me mbi 30 milion euro projekte të planifikuara, të parealizuara.

-Nuk e përmendi se në buxhetin  e komunës tash e katër vjet, Kuvendi ia aprovoi mbi 260 mil. euro për realizimin e qeversijes së tij të premtuar, në të mirë të qytetarëve.

-Qytetarët le të flasin vetë se ku janë këto miliona euro.

Grupi e fton kryetarin Ahemti që të raportojë para Kuvendit se ku janë projektet për zhvillimin e Prishtinës, të raportojë për gjendje ekonomike financiare të Komunës së Prishtinës. ” thuhet në komunikatën e LDK’së.