LDK kërkon vendosjen e menjëhershëm të ekeltrofiltrave nga KEK-u

E publikuar: 31/01/2018 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja Besa Gaxheri në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se kanë pranuar me shqetësim të madh lajmin për parametrat e lartë të ndotjes së ajrit.

“Kur flasim për ndotjen e ajrit duhet të ndihemi keq të gjitha institucionet por edhe si shoqëri. Në Kosovë nuk funksionon asnjë hallkë për mbrojtjen e ambientit. Çdo gjë është jashtë kontrollit”, ka thënë Gaxherri.

Ajo ka shtuar se në bazë të raportimit të djeshëm nga institucionet relevante për këtë çështje, pamë që nuk respektohen ligjet, inspeksioni nuk e kryen punën që përcaktohet nga ligji…

Gaxherri ka theksuar se KEK-u e ka obligim ligjor që të vendos elektrofiltrat, përndryshe inspeksioni ka për detyrë t’i vendos gjobat e deri në marrje të licencës.

Ajo e ka komentuar edhe ndalimin e qarkullimit të veturave sot në disa rrugë të kryeqytetit duke e quajtur vendim skandaloz, të padrejtë dhe joligjorë.