LDK-ja tregon se çfarë ka biseduar në takimin me ambasadorin amerikan Kosnett

05.08.2019 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
LDK-ja tregon se çfarë ka biseduar në takimin me ambasadorin amerikan Kosnett

Dy ditë pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së, zyrat e kësaj partie i ka vizituar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.

Në një njoftim të lëshuar nga zyra për media e LDK-së, thuhet që temë diskutimi e këtij takimi ka qenë procesi i brendshëm zgjedhor në LDK, zgjedhjet e parakohshme, tema e sundimit të ligjit dhe dialogu me Serbinë.

“Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin Kosnett për ecurinë e procesit zgjedhor të LDK-së dhe theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme sa më parë. LDK-ja ka përgatitur programin qeverisës për qeverinë e re ku prioritet do të jenë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmbyllja e dialogut me Serbinë, përshpejtimi i proceseve integruese në strukturat euroatlantike, zhbllokimi i potencialit ekonomik përmes përkrahjes së sektorit privat, etj.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LDK-ja.

Ndëkohë Kosnett ka folur edhe për rikthim në dialogun me Serbinë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit,transmeton Express.

“Ambasadori Kosnett theksoi se është e rëndësishme që Kosova të ruajë fokusin e vet në fuqizimin e sundimit të ligjit, kthimit në tryezën e bisedimeve me Serbinë, për të arritur normalizim dhe për të krijuar mundësi të cilat lejojnë qytetarëve të Kosovës të kontribuojnë në prosperitetin e Kosovës”, vazhdon njoftimi.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Agim Veliu, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Vlora Dumoshi dhe Besian Mustafa.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


LDK-ja tregon se çfarë ka biseduar në takimin me ambasadorin amerikan Kosnett

LDK-ja tregon se çfarë ka biseduar në takimin me ambasadorin amerikan Kosnett

Mustafa konfirmon: S’jam kandidat për Kryeministër, do ta gjejë dikë në LDK

Mustafa konfirmon: S’jam kandidat për Kryeministër, do ta gjejë dikë në LDK

Ushtarët e FSK-së i përgjigjen aksionit për dhurimin e gjakut

Ushtarët e FSK-së i përgjigjen aksionit për dhurimin e gjakut

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Hoxhaj thotë se për dallim nga partitë tjera, PDK ka ditur si t’i tejkalojë krizat

Hoxhaj thotë se për dallim nga partitë tjera, PDK ka ditur si t’i tejkalojë krizat

Shteti evropian që e paguan rininë për të mos i ikur

Shteti evropian që e paguan rininë për të mos i ikur

Ilir Deda reagon, thotë se është lënë vonë data për shpërbërjen e Kuvendit

Ilir Deda reagon, thotë se është lënë vonë data për shpërbërjen e Kuvendit

Haradinaj: Mirëpres vendimin për mbajtjen e seancës për shpërbërjen e Kuvendit

Haradinaj: Mirëpres vendimin për mbajtjen e seancës për shpërbërjen e Kuvendit

Krasniqi: Pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti të caktojë sa më shpejtë datën e zgjedhjeve

Krasniqi: Pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti të caktojë sa më shpejtë datën e zgjedhjeve

Kuvendi shpërbëhet më 22 gusht

Kuvendi shpërbëhet më 22 gusht

Kryetari i tri mandateve që humbi tri palë zgjedhje

Kryetari i tri mandateve që humbi tri palë zgjedhje

I mblodhi 12 mijë euro për djalin e sëmurë, të gjitha i shpenzoi në drogë e prostituta

I mblodhi 12 mijë euro për djalin e sëmurë, të gjitha i shpenzoi në drogë e prostituta

Pas rimarrjes së postit, Mustafës i shkon në zyrë Kosnetti

Pas rimarrjes së postit, Mustafës i shkon në zyrë Kosnetti

LDK-ja do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme

LDK-ja do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme

Java vendimtare për zgjedhjet e reja

Java vendimtare për zgjedhjet e reja

Temperatura përvëluese në Kosovë, të enjten 34 gradë Celsius

Temperatura përvëluese në Kosovë, të enjten 34 gradë Celsius