LDK-ja prezanton zëdhënësin e ri të partisë

E publikuar: 02/11/2018 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka prezantuar zëdhënësin e ri të partisë, Besian Mustafën. Së bashku me Mustafën në një konferencë për media ka qenë edhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri.
Në fjalën e tij Beqiri ka treguar një biografi të shkurtër të zëdhënësit të ri të LDK-së, ndërsa Mustafa ka thënë se kjo konferencë ishte organizuar për t’u njohur më afër me gazetarët.

“Qëllimi i këtij takimi ka qenë të njihemi më afër dhe t’ju falënderoj që po e mbuloni LDK-në. Si çdo parti tjetër edhe LDK-ja do ta ketë një platformë në komunikim të drejtpërdrejtë. Dhe pres që të kemi një komunikim të vazhdueshëm”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së.

Ndërsa, Beqiri në fjalën e tij, ka thënë se qëllimi i këtij takimi ka qenë njoftimi i mediave me zëdhënësin e ri të LDK-së.

“Qëllimi i këtij ka qenë njoftimi me zëdhënësin e ri të mediave, Besian Mustafa, i cili njëherësh është edhe djali i ish-këshilltarit të Ibrahim Rugovës, Xhemajl Mustafës. Besiani është një djalë i ri, i edukuar dhe i përgatitur jo vetëm për këtë detyrë që do e marrë në LDK, por edhe për veprimtari tjera sepse ka nivel shkencor dhe do jetë një vazhdimësi e punës së shkëlqyer. Është i diplomuar ka qenë kryeshef i KIESA-s, ne kemi dëshiruar edhe pas një vendimi kemi dashur edhe në këtë formë t’ju njohim me z. Mustafën”, ka përfunduar Beqiri. /GazetaExpress/