LDK-ja e ndarë, ambasadori amerikan i kërkon krijim të shpejtë të Qeverisë

14.01.2020 08:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
LDK-ja e ndarë, ambasadori amerikan i kërkon krijim të shpejtë të Qeverisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett, i është kthyer turit të takimeve me zyrtarë të partive që po negociojnë koalicionin e ardhshëm qeverisës, pas bllokadave për finalizimin e marrëveshjes, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa ka munguar një takim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, zyrtarë të dy subjekteve ia kanë hedhur topin njëra-tjetrës për mungesën e zgjidhjes që do t’i hapte rrugë marrëveshjes. Anash nuk ka qëndruar as presidenti Thaçi, i cili ka paralajmëruar të ndërmarrë veprime kushtetuese nëse vonohet propozimi i mandatarit. Por shkresat e presidentit Lëvizja Vetëvendosje i ka kualifikuar si presion përmes paragjykimit të procesit politik për formimin e Qeverisë.

Ambasadori i shtetit më të fuqishëm në Kosovë, Philip Kosnett, të hënën i ka shkuar në zyrë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa. Derisa ambasadori nuk është deklaruar për media, sipas njoftimit zyrtar të LDK-së, ai ka kërkuar nga udhëheqësit krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë dhe përmbushjen e mandatit të votuesve.

Ndërkaq kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili shoqërohej nga nënkryetarët Vjosa Osmani, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, e ka njoftuar diplomatin amerikan për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Por edhe pas takimeve me ambasadorin e ShBA-së dhe ish-ambasadorin e OSBE-së, Wiliam Walker, zyrtarë të LDK-së nuk kanë dhënë shenja për arritjen e marrëveshjes. Sipas tyre, topi është në anën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Zgjidhjen për situatën e bën VV-ja, jo na”, ka thënë shkurt Mustafa, pas takimit me Kosnettin.

Të njëjtën e ka përsëritur edhe zëvendësi i tij, Agim Veliu, teksa ka folur edhe për ofertën e Kurtit.

“Ne po presim një zgjidhje nga Vetëvendosje. Një zgjidhje që është funksionale për të dyja palët, derisa ta marrim zgjedhjen po presim. Përgjegjësia është e atyre që të ofrojë një zgjidhje në këtë situatë të krijuar. Nuk po flas as për ofertën e Kurtit, sepse ne nuk i kemi shqyrtuar në organet tona”, ka thënë Veliu…

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Për ndarjen e Kosovës bëhej fjalë për 50 miliardë euro dhe Trepçën si pjesë e Serbisë (Video)

Haradinaj: Për ndarjen e Kosovës bëhej fjalë për 50 miliardë euro dhe Trepçën si pjesë e Serbisë (Video)

Vrau duke goditur me sëpatë 50-vjeçarin, ky është autori i krimit makabër në Korçë

Vrau duke goditur me sëpatë 50-vjeçarin, ky është autori i krimit makabër në Korçë

Haradinaj: Do të kisha qejf unë ta hiqja taksën ndaj Serbisë

Haradinaj: Do të kisha qejf unë ta hiqja taksën ndaj Serbisë

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 në Kubë, pritet katastrofa

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 në Kubë, pritet katastrofa

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Vrasje për një vend në varreza, e qëllon më sëpatë në mes të qytetit (Video)

Vrasje për një vend në varreza, e qëllon më sëpatë në mes të qytetit (Video)

Vritet një polic dhe dy të tjerë plagosen në Zhur të Prizrenit (Video)

Vritet një polic dhe dy të tjerë plagosen në Zhur të Prizrenit (Video)

Nuk ka marrëveshje LVV-LDK, s’bën punë as QUINT-i

Nuk ka marrëveshje LVV-LDK, s’bën punë as QUINT-i

Presidenti Thaçi e mirëpret planin e Donald Trump për Lindjen e Mesme

Presidenti Thaçi e mirëpret planin e Donald Trump për Lindjen e Mesme

E jashtëzakonshme/Në Kinë nis dhe përfundon spitali brenda 48 orëve

E jashtëzakonshme/Në Kinë nis dhe përfundon spitali brenda 48 orëve

Ende nuk ka marrëveshje, vazhdonë takimi ndërmjet LVV – LDK – QUINT, pa ambasadorin Kosnett

Ende nuk ka marrëveshje, vazhdonë takimi ndërmjet LVV – LDK – QUINT, pa ambasadorin Kosnett

Në Turqi dyshohet për 12 persona të prekur nga coronavirusi

Në Turqi dyshohet për 12 persona të prekur nga coronavirusi

Abazi: Bedri Hamza lexon komunikata, të cilave nuk u beson as vet

Abazi: Bedri Hamza lexon komunikata, të cilave nuk u beson as vet

Këto janë katër pikat kryesore të “Planit për Paqe në Lindjen e Mesme” të presidentit Trump

Këto janë katër pikat kryesore të “Planit për Paqe në Lindjen e Mesme” të presidentit Trump

Nënkryetarët e Kuvendit marrin pjesë në Sesionin e Parë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Nënkryetarët e Kuvendit marrin pjesë në Sesionin e Parë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Çollaku: Befasuese, kërkesa e Kurtit për ambasadorët – tërheqjen e Konjufcës do që ta shes si trysni ndërkombëtare

Çollaku: Befasuese, kërkesa e Kurtit për ambasadorët – tërheqjen e Konjufcës do që ta shes si trysni ndërkombëtare