Shala: Nga janari i këtij viti janë pranuar 12 kërkesa për statusin e investitorit strategjik

E publikuar: 05/04/2019 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka raportuar sot në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Para anëtarëve të komisionit Shala ka thënë se nga 17 shkurti i vitit 2018 deri dhjetor ministria që drejton ka pranuar 11 kërkesa për statusin e investitorit strategjik, transmeton Klan Kosova.
Por me ndryshimin e udhëzimit administrativ veç nga janari I këtij viti janë pranuar 12 kompani, nëntë nga fusha e minierave, dy të turizmit dhe një në industri ushqimore, raporton EO.

Sipas tij, i gjithë procesi i zbatimit të ligjit për investime strategjike është proces kompleks dhe kërkon angazhim të madh të MTI-ja.

“Nga shkurti 2018 deri dhjetor në MTI janë pranuar 11 kërkesa për statusin e investitorit strategjik. Nga hyrja në fuqi e udhëzimit strategjik kanë aplikuar 12 kompani, 9 janë për miniera, 2 të turizmit dhe 1 industri ushqimore”.

“I gjithë procesi i zbatimit të ligjit për investime strategjike është proces kompleks dhe kërkon angazhim të madh të MTI të agjencionit KIESA që është zbatuese e ligjit dhe me kapacitet që kemi si agjenci është duke paraqitur vështirësi në përmbushjen e obligimeve cilësore, kjo nuk d.m.th që KIESA nuk po kryen obligimet e parapara por me përmbushjen e kërkesave të agjencionit në fjala do ishte e mirëseardhur të jemi me efikas në zbatimin e këtij ligji”, ka thënë Shala.

“Implemnetues dhe zbatues është MTI dhe agjencioni që është në kuadër të MTI pra KIESA, ministri i diasporës ka të drejtë dhe obligim të zbatojnë ligjet dhe të flasin për mundësinë e thithjes së investimeve dhe të ndihmojnë gjitha dikasteret qe vendit tonë të i thithim sa më shumë investime”.

“Ne si MTI nuk kemi filluar iniciativë për plotësim ndryshim të ligjit, për të u kategorizuar si investitor strategjik ne sektorin energjetik e miniera vlera minimale duhet të jetë 30 milionë euro, për turizëm së paku 20 milionë euro dhe janë të përcaktuara me ligj gjitha vlerat tjera”.