LDK -ja dënon gjuhën e shpifjes të kandidatëve të Istogut

12.10.2017 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
LDK -ja dënon gjuhën e shpifjes të kandidatëve të Istogut

Deklaratat e disa kandidatëve për Kryetar të Komunës së Istogut të bëra gjatë debateve zgjedhore në media publike dhe private e posaçërisht në emisionin “Tribuna Zgjedhore” të televizionit “Tribuna Channel”, kundër kryetarit të Komunës së Istogut, z. Haki Rugova i cili rikandidon edhe për një mandat në krye të kësaj komune, janë shpifje dhe deklarata të pabaza të cilat kanë për qëllim mohimin dhe minimin e sukseseve të arritura si dhe cënimin e vlerave morale të Kryetarit Rugova,të cilat janë të dëshmuara dhe të vlerësuara nga qytetarët e Komunës së Istogut, transmeton infosot.

Mungesa e programeve konkrete për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Komunës së Istogut, nga ana e z.Gani Dreshaj dhe z. Arif Elshani, po i shtynë këta kandidatë që të shërbehen me gjuhën e shpifjes, thashethemeve, linçimeve dhe të të pavërtetave ndaj qeverisjes së suksesshme të kryetarit Rugova dhe bashkëpunëtorëve te tij.

Dega në Istog e Lidhjes Demokratike të Kosovës i fton kundërkandidatët e z. Haki Rugova, pra, z. Gani Dreshaj dhe z. Arif Elshani, që të heqin dorë nga shpifjet dhe akuzat e pabaza dhe të ballafaqohen me ofertat konkrete për mirëqenien e qytetarëve, ndonëse për shpifjet e tyre të deritashme ndaj Kryetarit Rugova dhe familjes se tij do të ballafaqohen me organet e drejtësisë.

Kryetari Rugova i fton oponentët e tij politikë që të jenë korrekt në debatet politike, më të matur në diskursin e tyre publik dhe mos ta shfrytëzojnë mospraninë e tij në ndonjë debat për të shpifur e akuzuar pa bazë, sic kanë bërë deri më tash, dhe për të cilat gjëra të dy kundërkandidatët do të denoncohen në organet e shtetit.

Njëkohësisht, Dega në Istog e LDK-së, shprehë shqetësim për paragjykimet e moderatorit të emisionit “Tribuna Zgjedhore”, z. Menduh Abazi për mospraninë e kryetarit Rugova në debat.

Sqarojmë opinionin publik, në veçanti, qytetarët e Komunës së Istogut se Kryetari Rugova, në kohë e kishte njoftuar stafin e emisionin “Tribuna Channel”, për mos pjesëmarrjen në emision, për shkak të agjendës së paracaktuar kohë më parë për tubim në fshatin Gurakoc. Kryetari Rugova, asnjëherë nuk i frikësohet ballafaqimit me kundërkandidatët, ashtu siç e ka paragjykuar pa të drejtë moderatori në fillim të emisionit.

Dega në Istog e LDK-së i bën thirrje Prokurorisë që të jenë në nivelin e detyrës dhe t’i trajtojnë sipas ligjit të gjitha deklaratat e kandidatëve në debatet publike.

I bëjmë thirrje anëtarësisë dhe gjithë qytetarëve që të mos bien pre e këtyre lajmeve dhe deklaratave te rrejshme, sepse askush më mirë se istogasit nuk i njeh kandidatët për kryetar të kësaj komune. LDK ka Platformën për Qeverisjen Lokale, program të qartë për përmirësimin e jetës së banorëve të Istogut dhe me përkushtim do të punojë çdo ditë për jetësimin e këtij programi në të mirë të të gjithë banorëve të komunës.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haki Rugova: E ndjej veten kryetar të Istogut

Haki Rugova: E ndjej veten kryetar të Istogut

LDK: KQZ bëri dy gabime në numërim të rezultateve

LDK: KQZ bëri dy gabime në numërim të rezultateve

Isufi: Istogu – qershiza mbi tortë

Isufi: Istogu – qershiza mbi tortë

Numërohen 100 për qind të votave, Gani Dreshaj 50.1

Numërohen 100 për qind të votave, Gani Dreshaj 50.1

Mustafa: Asgjë nuk ka përfunduar sonte në Istog

Mustafa: Asgjë nuk ka përfunduar sonte në Istog

Rusia thotë se informacioni i CIA-s ndihmoi për parandalimin e sulmeve terroriste

Rusia thotë se informacioni i CIA-s ndihmoi për parandalimin e sulmeve terroriste

Gani Dreshaj i AAK’së fiton Istogun për 52 vota

Gani Dreshaj i AAK’së fiton Istogun për 52 vota

Pakënaqësi nga njohja amerikane e Jeruzalemit

Pakënaqësi nga njohja amerikane e Jeruzalemit

Pakistan: sulm vetëvrasës në një kishë

Pakistan: sulm vetëvrasës në një kishë

Liderët e së djathtës ekstreme e kritikojnë BE-në për imigrim

Liderët e së djathtës ekstreme e kritikojnë BE-në për imigrim

VV kritikon Ahmetin për koalicionin me AAK-në në Prishtinë

VV kritikon Ahmetin për koalicionin me AAK-në në Prishtinë

Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin

Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin

Aktivistët i reagojnë ashpër Visar Ymerit në Facebook, i vërsulen me komente (Foto)

Aktivistët i reagojnë ashpër Visar Ymerit në Facebook, i vërsulen me komente (Foto)

Këshilli i Përgjithshëm i VV-së shpall zgjedhjet për kryetar të saj

Këshilli i Përgjithshëm i VV-së shpall zgjedhjet për kryetar të saj

Nagavci kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme pa kushtëzime

Nagavci kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme pa kushtëzime

Letra e plotë e Albin Kurtit nga burgu

Letra e plotë e Albin Kurtit nga burgu