LDK i del në përkrahje Rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë

E publikuar: 16/05/2019 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë përkrahje Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për gjenocidin serb dhe krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se subjekti i tij e përkrah këtë rezolutë, duke pasur parasysh konventat ndërkombëtare, si dhe bazën juridike të saj, shkruan lajmi.net.

“Do t’i japim përkrahje kësaj rezolite për gjenocidin serb të kryer në Kosovë duke renditur dhe pasur parasysh konventat ndërkombëtare të cilat janë të renditura nga bota demokratike, si dhe duke u bazuar në bazën juridike të rezolutave ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Zemaj po ashtu përkujtoi helmimin e mbi 7 mijë nxënësve nga pushteti serb, që sipas tij shënon fillimin e asaj për të cilën Kuvendi po kërkon të dënohet.

“Mos të harrojmë që në 90-tën ka pasur më shumë se 7 mijë nxënës të helmuar, që shënonte fillimin e asaj për të cilën ne sot po kërkojmë të dënohet”, tha ai.