LDK dhe PDK arrijnë marrëveshje për koalicion (Dokument)

E publikuar: 19/04/2018 00:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

LDK dhe PDK kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Komunën e Pejës.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, njëherësh kryetar i Degës së LDK-së, dhe kryetari i Degës së PDK-së, Xhavit Haliti, njofton Klan Kosova.

Sipas kësaj marrëveshjeje, PDK-së do t’i takojnë katër drejtori, e Urbanizmit, Inspekcionit, Punës Komunale dhe Shërbimeve publike dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Marrëveshja për bashkëqeverisje mes LDK-së dhe PDK-së në Pejë është arritur orë më parë.