LDK dhe PDK ankohen në PZAP, kontestojnë zgjedhjet në këto 6 komuna

E publikuar: 30/11/2017 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar shtatë ankesa nga partitë e ndryshme për rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Mulë Desku nga PZAP ka treguar se nga cilat parti janë bërë ankesa të paraqitura ndaj vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve për raundin e dytë për Kryetar të Komunave

“Lidhje Demokratike e Kosovës (LDK) ka paraqitur 3 ankesa, Dragash, Kamenicë dhe Prishtinë. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paraqitur 3 ankesa, Rahovec, Klinë dhe Prizren dhe një Kandidati i pavarur për komunën Shtimes Fatmira Rashiti”, ka thënë Desku.