LDK autorizon vetëm Lutfi Hazirin të flas për qëndrimet e partisë

E publikuar: 29/08/2019 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunkate për media ka njoftuar sot se për të dhënë qëndrimet politike të kësaj partie, është i autorizuar vetëm Lutfi Haziri.

Sipas kësaj komunikate, Lutfi Haziri është shef i shtabit zgjedhor të LDK-së, dhe kontakti me të është direkt.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton të gjitha mediet se për të gjitha qëndrimet politike të LDK-së i autorizuar është vetëm z. Lutfi Haziri, shef i shtabit zgjedhor të LDK-së, kontakti me të është direkt. Ndërsa për detaje dhe të gjitha aranzhimet tjera përgjegjës është Zyra për Informim, rrjedhimisht person kontaktues është zëdhënësi Besian Mustafa”, thuhet në njoftim.