LDK: Al-bin Kurti me “Kuran e Musaf” i turret Llapit

E publikuar: 17/10/2017 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë ka reaguar ndaj fjalimit të Albin Kurtit të Vetëvendosjes dje në këtë komunë.

Kurti gjatë një aktiviteti zgjedhor duke bërë be, ka thënë se Vetëvendosje do ta marr Podujevën në zgjedhjet e 22 tetorit.

Ja reagimi i LDK-së në Podujevë:

Brigadat e Kuqe, të udhëhequra nga lideri i tyre Al-bin Kurti, i janë turr Llapit. Grupi anarkist, që veten e quan Lëvizje Vetëvendosje, në këtë kohë fushate politike kanë targetuar Podujevën, si një plaçkë të mundshme.

E, kjo mësymje e Brigadave të Kuqe në Llap, bëhet përmes sloganeve e parullave deri në fyerje, të qytetarëve llapjanë, pa përjashtim.

Në turrjen e tij të fundit në Llap, Al-bini, që me qëndrimin dhe fjalorin e tij ngjasonte ne një prijës të grupeve radikale terroriste të ISIS, fjalimin e tij nuk e nisi me “Allahu Akber”, por tha “pasha Kuranin e pasha Musafin”. Dhe, nuk u thirr në libra të shenjtë nga respekti për fenë islame, por për të ironizuar dhe fyer të mbledhurit përreth tij dhe të gjithë llapjanët.

Shoku Al-bin e ka huq adresën. Llapi e Gollaku asnjëherë nuk kanë qenë çerdhe e Brigadave të Kuqe (marksist-leninistëve) e as anarkistëve. Llapi ishte dhe mbetet bazë dhe bastion i pathyeshëm i vlerave demokratike.

Turrja e Vetëvendosjes në Llap përfundon më 22 tetor, kur qytetarët llapjanë Al-binit me shokë do t’ia tregojnë vendin.

Vendi i tij dhe ideologjisë që ai promovon, nuk është as para as pas koshit në sallë të sporteve, por në koshin e plehrave.

Vetëvendosje duhet ta ketë të qartë se e ka gabuar rrugën në turrjen e saj. Podujeva para se të jetë bastion i LDK-së, është një bastion i lirisë, i kulturës, i qytetarisë, është bastion i demokracisë.

E, këto vlera janë të huaja për Al-binin dhe brigadat që ai udhëheq.

Komisioni për Informimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë