LDK: Akt vandal largimi i fotografisë së Presidentit Rugova nga Kuvendi

E publikuar: 22/07/2016 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dënon ashpër këtë akt vandal që sot ka ndodh me rastin e dëmtimit të Fotografisë së Presidentit Historik të Kosovës Ibrahim Rugova në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

“Historinë e re e kemi dëshmitaren më të mirë se në themelet e institucioneve të vendit tonë qëndrojnë vepra dhe vizioni i Presidentit Historik  të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova. Veprës së tij, pëlqimin dhe përkrahjen  ja dhanë gjithmonë qytetarët e Kosovës, vizionit të tij po ja jap pëlqimin dhe përkrahjen koha. Cenimi i kësaj vlere nuk mund të bëhet kurrë nga askush, asnjëherë, sepse ka prapa vullnetin e qytetarit të Kosovës dhe institucioneve të cilat po i ndërtojmë.

Aq më pak mund ta bëjnë këtë matrapazët të cilëve tundimi për të ra në sy i verbon deri në marrëzi”, thuhet në reagimin e tyre.

LDK kërkon nga organet përkatëse që autorin e këtij veprimi kriminal ta dërgojnë para drejtësisë.