LDK adreson kritika ndaj MASHT dhe Ministrisë së Kulturës e Inovacionit

E publikuar: 19/03/2019 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjkau ka adresuar sot kritika karshi Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Inovacionit.

Sipas saj Ministria e Kulturës ka shpenzuar para të majme në zhvendosjen e disa prej stafit të Prishtinës në Prizren, njofton Klan Kosova.

Kjo shtoi se Partia Demokratike e Kosovës ka në plan që Ministrinë e Kulturës ta bëjë çerdhe të punësimit të militantëve të saj.

Bunjaku pati kritika edhe ndaj MASHT-it, që sipas saj po bëjnë keq që nukpo merren vesh me SBASHK-un.

Tutje tha se duhet të dihet tashmë se çka do të ndodhë me orët e humbura, pasi MASHT ka shpenzuar para të shtetit kur dërgoi ekspertët në Durrës për përpilimin e planprogrameve për librat shkollor.

Ajo pyeti madje ”pse këta ekspertë nuk mundën të kryejnë këtë punë në Kosovë?”.