Lazio, me Canën ikën edhe Strakosha

E publikuar: 15/06/2015 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lorik Cana nuk është shqiptari i vetëm që pritet të largohet nga Lazio në këtë merkato vere. Sipas mediave italiane, drejtuesit lacialë për mendojnë t’i japin më shumë mundësi aktivizimi portierit Thomas Strakosha, duke e transferuar te Salernitana e sapogjitur në Serinë B. Në fakt skuadra nga Salerno është në pronësi të Claudio Lotittos, numrit një të Lazios, ndaj kjo shihet se një lëvizje brenda familjes. 20-vjecari ka qenë zgjedhje e tretë në portën e bardhekaltërve pas Federico Marketit dhe Etrit Berishës e për rrjedhojë nuk ka gjetur hapësira në ekipin e parë. Pas eksperiencës që ka fituar me të rinjtë e Lazios, portieri i Shpresave të Shqipërisë është gati të luajë në nivele më të larta, por gjithcka duhet të vijë gradualisht. Fillimisht Strakosha duhet të tregojë vlerat e tij si portier i Salernitanës, për të synuar më pas edhe portën e Lazios.

Përsa i përket Canës, Shalke 04 në Bundesligë mbetet destinacioni më i mundshëm, por nuk kanë munguar ofertat edhe nga Amerika dhe Azia. Një tjetër mundësi është rikthimi te Olimpiku i Marseilles në kampionatin francez, skuadër ku ka mbajtur në krah edhe shiritin e kapitenit./ss/