Lazio mbetet ekipi i vetëm italian që lufton në tri fronte për trofe

E publikuar: 01/02/2019 08:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lazio tani është klubi i vetëm italian që do të luajë në tri fronte, pasi arritën në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Klubi kryeqytetas preku gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pasi e eliminoi Interin pas trilerit në penallti.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa në vazhdime të dy skuadrat shënuan nga një gol në përballjen e Giuseppe Meazzas.

Lazio do të përballet me Milanin në gjysmëfinale, ndërsa Atalanta dhe Fiorentina janë pretendentët e tjerë për trofeun e Kupës, pas fitoreve ndaj Juventusit dhe Romës.

Kjo do të thotë se Lazio është e vetmja skuadër e mbetur italiane që do të jetë në garë në tri fronte.

Klubi Aquile do t’i kthehen ndeshjeve evropiane ndaj spanjollëve të Sevillës në raundin e 1/32-tës në Ligën e Evropës.

Thomas Strakosha ishte heroi me dy penalltia të pritura (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e parë është në 14 shkurt në Romë, ndërsa ajo kthyese në Spanjë më 20 shkurt.

Juventusi dhe Roma u rrëzuan nga Coppa Italia në çerekfinale, ndërsa Milani dhe Atalanta janë jashtë Ligës së Evropës, i vetmi klub që luan në tri fronte është Lazio. /Telegrafi/