Lazio dhe Milani barazojnë, finalisti vendoset në San Siro

E publikuar: 27/02/2019 04:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lazio dhe Milani kanë barazuar (0-0) në San Siro në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Një ndeshje që sa i përket rasteve i takoi vendasve pasi tentuan portën disa herë.

Në minutat 25 dhe 27, Lazio kishte dy raste me Patric dhe Ciro Immobilen, por që nuk shënuan.

Lazio tentoi edhe tri herë tjera në pjesën e parë për të gjetur rrjetën. Milinkovic Savid dy herë dhe Parolo një herë ishin afër golit, por që Giggi Donarumma ishte në vend.

Pjesa e dytë nisi me një Milan më agresiv. Krzysztof Piatek tentoi në minutën e 50-të, po mbrojtësit e bllokuan gjuajtjen e tij.

Krzysztof Piatek . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Më minutat 66 dhe 67, Lazio u kundërpërgjigj me Savic dhe Correa, por përsëri pa sukses.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Immobile që nuk arriti të shënojë në minutën e 80-të.

Ndeshja u mbyll pa fitues dhe finalisti do të caktohet në ndeshjen kthyese që zhvillohet në San Siro. /Telegrafi/