LAZARATI BLU/ 95 % e votave shkojnë për Partinë Demokratike

E publikuar: 23/06/2015 00:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lazarati njihet si zonë e djathtë,por duket se pas aksionet anti-kanabis ata janë organizuar në një votë proteste kundër së majtës dhe kandidatës së saj.

Mësohet se lazaratasit kanë votuar gati 95 për qind në favor të kandidatit demokrat për Gjirokastrën, Igli Kokalari duke i dhënë vetëm 113 vota Zamira Ramit të LSI-së.

Në total, Igli Kokalari ka marrë plot 1 910 vota nga Lazarati, kurse Rami vetëm 113 vota raporton Albeu.com.

Megjithatë, edhe pse votat e Lazaratit kanë ngushtuar rezultatin që ishte në favor të së majtës, Rami ka rezultuar fituese kundrejt Kokalarit me një diferencë të përgjithshme prej rreth 1 800 vota. /albeu.com/