Laxalt arrin në Milano, thotë se është i lumtur

E publikuar: 15/08/2018 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollisti i krahut të Genoas, Diego Laxalt, ka arritur në hotelin e skuadrës së Milanit, para testeve mjekësore që do t’u nënshtrohet të enjten.

Futbollisti uruguaian pritet të nënshkruajë për Rossonerët për 14 milionë euro plus katër milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Diego Laxalt (Foto: Getty Images)

Ai ka arritur në hotelin Westin Palace, ku Milani zakonisht i strehon lojtarët e vet të rinj, ku do të takohet me agjentin e vet.

“Faleminderit, jam i lumtur”, ishin fjalët e tij drejtuar gazetarëve të Sportitalia teksa hynte në objektin hotelit.

25-vjeçari mund të luajë si mbrojtës i majtë, mesfushor i majtë apo si anësor në treshen e sulmit.

Diego Laxalt (Foto: Getty Images)

Në sezonin e kaluar, Laxalt shënoi katër gola dhe dhuroi tri asistime në 34 ndeshje me Genoan.

Ai ishte pjesë e kombëtares së Uruguait edhe në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/