Lavrov: Rusia do të pranojë zgjidhje për Kosovën, e cila është e pranueshme për Serbinë

E publikuar: 17/11/2018 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moska do të jetë e gatshme të shqyrtojë në mënyrë konstruktive zgjidhjen për marrëdhëniet me Kosovën, nëse zgjidhja do të jetë e pranueshme për Serbinë, ka thënë Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, raporton Sputnik i Rusisë.

“Nëse Beogradi konsideron se një zgjidhje është e pranueshme për Serbinë, ne do të jemi të gatshëm ta shqyrtojmë atë në mënyrë konstruktive. Nuk është mirë të spekulohet për përmbajtjen e opsioneve të ndryshme tani”, është shprehur Lavrov, përcjell Sputnik pjesë nga intervista që Ministri i Jashtëm i Rusisë i ka dhënë gazetës serbe “Srpski Telegraf”.

Sipas Lavrov, vizita e ardhshme e presidentit Putin në Beograd, kur pritet të takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, do të kontribuojë për forcimin e mëtutjeshëm të lidhjeve Moskë-Beograd.

Putin pritet të vizitojë Beogradin në janar, por data e saktë nuk është bërë e ditur ende.

“Perëndimi insiston që të kthejë Ballkanin në një ‘skenë’ tjetër kundër Rusisë. Nuk e kanë mësuar asnjë mësim nga Ukraina”, është shprehur Lavrov.

Sipas Lavror, vendeve të Ballkanit “vazhdimisht u kërkohet që të zgjedhin: ose janë me Moskën, ose me Brukselin e Uashingtonin”.

https://sputniknews.com/world/201811171069888867-serbia-kosovo-russia/?fbclid=IwAR3MHueywPPCFY8RaWV_zZNcBjRVGDU3MhfyozawgEtl0h2eOJmVVYExQ7s