Lavrov për Kosovën: Rusia do të mbështesë çdo vendim që i përshtatet Serbisë

E publikuar: 18/06/2020 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryediplomati rus, Sergeiu Lavrov tha sot në Beograd se pozicioni i vendit të tij Rusisë për çështjen e Kosovës nuk ndryshon dhe do të mbështesin çdo vendim që i përshtatet Serbisë.

“Sot, ne kemi konfirmuar edhe një herë se do të mbështesim të gjitha hapat dhe iniciativat që me të vërtetë do të ndihmojnë Beogradin dhe Prishtinën për të arritur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB”, tha ai, raporton Tanjug.