Laudrup: Barcelona do ta fundos Arsenalin

E publikuar: 23/02/2016 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas tij Arsenali nuk do të mund të arrijë të ndalë sulmin e Barcelonës sepse ka shpejtësinë e duhur për ta bërë këtë, por përkundër kësaj ai ka thënë se Arsenali ka talent të mirë sidomos në mesfushë.

“E kam parë Arsenalin disa herë në këtë sezon. Kur janë në ditën e tyre ata janë ekipi më i mirë në Ligë Premier. Arsenali ka talent, veçanërisht në mesfushë me Mesut Ozilin, Alex Oxlade-Chamberlainin and Theo Walcottin, por është shumë e vështirë për ta sepse Barcelona është shumë e fortë në sulm”.

“Arsenali ka probleme në mbrojtje sepse nuk kanë shpejtësi të mjaftueshme dhe nëse sulmojnë atëherë Barcelona do t’i fundosë në kundërsulm. Barcelona është favoritë i madh”, ka thënë Laudrup raporton Goal.