Laseri më i fuqishëm rritë kapacitetin për tri herë, ndryshon gjithçka në mjekësi dhe astrofizikë (Foto)

E publikuar: 18/10/2017 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit, me ndihmën e Fondit Ndërkombëtar të Shkencës që ka dhuruar dy milion dollarë, do të rrisin për dy ose tri herë fuqinë e laserit Herkules.

Ky laser i fuqishëm që ka 300 trilion vat, pritet të forcohet me më se 500, apo edhe 1,000 TV në një të ardhme të afërt, transmeton Telegrafi.

Me më shumë energji të përqendruar, studiuesit mund të krijojnë tablete apo pajisje shumë më të vogla që prodhojnë grimca apo rreze X, që do të shfrytëzoheshin në mjekësi, rritjen e sigurisë kombëtare, si dhe të zgjidhen çështjeve misterioze si problemet në astrofizikë dhe në fushën kuantike.

Herkules që punon me 300 trilion vat

Fuqia e Herkulesit, vjen nga një seri prej pesë ‘pompash’, që zmadhojnë pulsin e dritave ultra të shkurtra.

Për të fuqizuar këtë, hulumtuesit do të zëvendësojnë tri nga këto pompa të veçanta, me disa që janë edhe më të forta.

Prej se është lansuar më 2007, Herkules është laseri më i fortë në botë, ndërsa për këtë ka hyrë në Librin e Rekordeve të Ginisit. /Telegrafi/