Largohet strategu i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Bannon

E publikuar: 18/08/2017 19:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari kryesor i presidentit amerikan Donald Trump, Stephen Bannon është larguar nga Shtëpia e Bardhë, sipas zyrtarëve.

Bannon që njihet për shpirtin e tij luftarak tha se ai është përplasur çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë për të avancuar pikëpamjet e tij radikale lidhur me tregtinë në kuadër të motos “Amerika e para”.

Pikëpamje që kundërshtojnë ato të disa këshilltarëve të tjerë, të cilët tentojnë të favorizojnë përpjekjet ekzistuese që vënë theksin tek bashkëpunimi shumëkombësh tregtar.

Disa mbështetës të Trump i kishin bërë thirrje atij që ta shkarkonte Bannon.

Gjatë një konferencë shtypi mbajtur këtë javë, presidenti Trump e vlerësoi annon si një “person të mirë” dhe jo-racist, por ai shtoi se “mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të”.