Largohet pas 12 vitesh legjenda e vërtet e Napolit – Rekordmeni që mori nofkën ‘Kreshta’ dhe që e la nën hije Maradonën me gola dhe asistime

E publikuar: 05/02/2019 02:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur erdhi në vitin 2007 te Napoli, pakkush e ka pritur që ai do të qëndronte plot 12 vite me fanellën e kaltër.

Ofertat nga Juventusi e Milani, por edhe agjent Mino Raiolan, nuk bën që ai të ndahet me dashurin e tij, Napolin.

Erdhi nga Brescia ku kishte kaluar tri vit, pasi më parë kishte luajte te Sllovan Bratislava në vendlindje.

Marek Hamsik, viti 2007. (Photo by New Press/Getty Images)

Napoli pagoi për të 5.5 milioën euro, ndërsa u prezantua në krahë me Ezquiel Lavezzin.

Karriera dhe rekordet  

Të luash në një qytet si Napoli, nuk është e thjeshtë, pasi të gjitha aty jetojnë me futbollin dhe me ekipin e tyre të zemrës.

Marek Hamsik . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Në vitin e tij të gjashtë ai ishte pran Milanit, kur Mino Raiola vetëm kishte arritur marrëveshje me klubet dhe shifra ishte 25 milionë euro.

Ai nuk pranoi dhe u bë kapiten që nga ai moment.

520 ndeshje me Napolin dhe 121 gola, gjashtë më shumë se Diego Armando Maradona. Një legjendë.

Marek Hamsik, kapiten me trofe (Photo by Francois Nel/Getty Images)

Ai nuk e fitoi titullin, por tre trofe i dërgoi në Napolit. Dy herë Kupën dhe një herë Superkupën.

Përballë kishte Interin, Milanin e tani Juventusin në këto 12 vite.

Kina

Destinacioni i ardhëm është Kina. Një pagë prej 9 milionë euro në sezon dhe kontratë për tri vite.

Para që nuk i ka fituar tërë këto vite me Napolin.

Marek Hamsik te Napoli (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Klubi i katërt në karrierë është Dalian Yifang, që drejtohet nga Bernd Schuster.

Kampionati fillon në mars, ndërsa afati kalimtar në Kinë mbyllet në fund të shkurtit.

Marek Hamsik, ndeshja e fundit me Napolin (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Ndeshja ndaj Sampdorias ishte e fundit. Ai u duartrokit gjatë nga tifozët, ku kaloi dhe dha më të mirën për 12 vite.

‘Kreshta’ siç njihej ndryshe do t’i mungojë shumë Napolit, por edhe Series A. /Telegrafi/