Largohet nga interneti reklama kontroverse, ku promovohet pushimi me prostituta (Foto,+16)

E publikuar: 07/10/2017 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është larguar nga interneti një reklamë kontroverse, që tregonte për pushimet e shfrenuara që mund të realizohen në ishullin Cartagena të Kolumbisë.

Pos hotelit dhe ushqimit, ofrohen edhe shërbime seksuale të pakufizuara me prostituta, si dhe alkool pa limit, transmeton Telegrafi.

Por, pamjet e filmimit janë konsideruar si shumë të ekzagjeruara, andaj është kërkuar të largohet nga të gjitha platformat e internetit.

“Ata që duan të realizojnë një pushim të tillë, e dinë se ku mund të kërkojnë. Nuk ka nevojë që këto pamje të shfaqen edhe para fëmijëve”, është një nga komentet e shumta.

Meqenëse videoja është larguar, më poshtë mund t’i shihni disa imazhe që përfshijnë skena nga kjo reklamë. /Telegrafi/