Largimi nga Roma, De Rossi: E ndieja, por ma komunikuan vetëm të hënën

14.05.2019 20:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Largimi nga Roma, De Rossi: E ndieja, por ma komunikuan vetëm të hënën

Daniele De Rossi do të largohet nga Roma në fundin e këtij sezoni, duke mbyllur një kapitull të lavdishëm në skuadrën e futbollit italian.

Lojtari me më shumë ndeshje me fanellën verdhekuqe, pas Francesco Tottit, ul siparin e një aventure të pabesueshme pas 615 ndeshjesh, edhe pse – siç tha në konferencën e fundit për shtyp, – do të donte të kishte qëndruar më shumë.

“Ma komunikuan largimin vetëm të hënën, por e kisha kuptuar me kohë. Kam folur gjithmonë pak, sepse nuk doja të dëmtoja skuadrën. Por ndihem ende futbollist dhe do të vazhdoj të luaj, edhe pse s’e kam vendosur se ku. Nëse do të ishte për mua do të rinovoja kontratën, por nuk ishte në dorën time. Nëse kam ndonjë ndeshje peng në karrierë, është ajo mes Romës dhe Liverpoolit”, tha Daniele De Rossi, futbollist i Romës.

Daniele De Rossi debutoi më 25 janar të vitit 2003, në ndeshjen mes Comos dhe Romës, e që prej asaj kohe spikati me fanellën e kryeqytetasve, që i garantoi edhe Kombëtaren e Italisë për shumë vite./tch/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Largimi nga Roma, De Rossi: E ndieja, por ma komunikuan vetëm të hënën

Largimi nga Roma, De Rossi: E ndieja, por ma komunikuan vetëm të hënën

Haradinaj thotë se dialogu me Serbinë tash është në duar të sigurta, s’rrezikohet ndarja

Avdullah Hoti: Z-Mobile ka përfituar 100 milionë euro pa investuar asnjë cent në Telekom

Mogherini thotë se FSK’ja s’mund të bëhet ushtri me ligje

Veseli kërkon të ndahen miliona euro për Telekomin

Haradinaj: Interesin publik nuk e dëmtoj për hatër të Blerim Devollit

Konjufca: Hashim Thaçi e fundosi Telekomin, këto janë tri pikat që do ta shpëtonin

Haradinaj: Mogherini tha në Tiranë hiqeni taksën ua ndaj menjëherë Kosovën

Ahmeti: Kurti nuk më foli në rrugë, as nuk ma ktheu SMS-in që ia shkrova sa ishte në spital

Shefi i stafit në Presidencë thotë se ka ikur momentumi për marrëveshje me Serbinë

Ahmeti sqaron pse tha se nëse ndal ndërtimet ose “do të burgoset ose do të vritet”

Si po mundohet Serbia t’i fusë mallrat ilegalisht në Kosovë

Rama i thotë Bashës se me kapsolla nuk rrëzohet Qeveria, e fton për dialog

UEFA pritet ta përjashtojë Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Tahiri konfirmon vdekjen e Rron Eminit në Siri

Sami Lushtaku kundër Thaçit për idenë e korrigjimit të kufijve