Laptopët MacBook kanë probleme serioze me tastierat

E publikuar: 29/03/2019 05:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple kërkoi falje përdoruesve për problemet me tastierën që kanë hasur në gjeneratën e fundit të laptopëve MacBook por insistoi se shumica e përdoruesve kanë shprehur eksperienca pozitive me tastierën e re.

Pranimi i probleme të tastierës është shenja e fundit e problemeve me dizajnin i cili është kritikuar gjerësisht.

Laptopët e fundit Mac kanë rënë pre e po të njëjta problemeve që ka përjetuar gjenerata e kaluar.

Në 2015-ën kompania zbuloi një dizajn të ri tastiere që sot quhet “tastiera flutur.” Dizajni ishte më i hollë se i konkurrentëve duke ndihmuar Apple të prodhonte laptopë më të hollë.

Por përdoruesit shumë shpejtë filluan të raportonin probleme me tastierat flutur. Kur ekspozoheshin përballë pluhurit ose papastërtive, disa butonë nuk funksiononin më. Disa përdorues të tjerë thoshin se butonë të ndryshëm shtypeshin dy herë.

Tastierat e lançuara në 2018-ën përmbanin një pjesë të re brenda secilit buton për të mbajtur jashtë pluhurit dhe thërrmija të tjera edhe pse Apple asnjëherë nuk konfirmoi ndryshimin e dizajnit.

Laptopët e 2018-ës, përfshirë MacBook, MacBook Pro dhe MacBook Air nuk përfitojnë riparim falas të tastierës sipas politikave aktuale të Apple. /PCWorld Albanian