Laptopët e rinj ThinkPad të Lenovo kanë 4 orë më shumë jetëgjatësi baterie

E publikuar: 08/05/2019 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lenovo prezantoi ditën e sotme shtesat më të reja të linjës ThinkPad ku secili prej tyre ka jetëgjatësi të përmirësuar bateri dhe performancë më të lartë.

T495, T495s dhe X395 vinë me gjeneratën e dytë të procesorëve mobilë AMD Ryzen 7 Pro dhe grafikat e integruar Vega. Ekrani 14-inç Full HD me shkëlqim prej 400 nits vjen me teknologjinë Radeon FreeSync.

Lenovo thotë se blerësit mund të presin një jetëgjatësi më të lartë bateri, ose katër orë konkretisht si dhe performancë të shtuar me 18% krahasuar me gjeneratën e kaluar.

Gjithashtu vinë me funksione ekstra si performancë VoIP, mbrojtës ekrani, buton kamera, funksione të avancuar privatësie e shumë të tjera teknologji që u sollën në rangun e mesëm këtë fillim vit.

Me pak fjalë kompania i ka dhënë kësaj linje një përmirësim të dukshëm hardueri duke ruajtur ultra portabilitetin e laptopëve ThinkPad. Modeli 14-inë del në shitje në fund të muajit Maj duke filluar nga 939 dollarë.

Modeli 14-inç T495s dhe 13-inç x395 debutojnë në fillim të muajit Qershor me çmime fillestare prej 1,089 dollarë. /PCWorld Albanian