Laptopët e rinj LG Gram vinë me procesorë të gjeneratës së 8-të

E publikuar: 13/12/2018 05:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

LG do të sjellë dy laptopë të rinj të linjës Gram në CES 2019, ku njëri prej tyre është laptop 17-inç dhe tjetri një hibrid 2n1.


Laptopi 17-inç do të fuqizohet nga gjenerata më e re e procesorëve Intel. I pajisur me ekran 2560×1600 piksel dhe raport 16:10 laptop ka gjeneratën e 8-të të procesorëve.

Ai ka SSD 256GB dhe 512GB, 8 ose 16GB RAM, bateri 72W dhe porta Thunderbolt 3. Modeli 17-inç peshon vetëm 1.34 kilogram dhe është laptopi me i lehtë në kategorinë e tij.


Modeli tjetër 14-inç është hibrid tablet laptop 2n1. Vjen me ekran Full HD me prekje dhe tastierë me bosht 360 gradë.

Gjithashtu ka procesor Intel të gjeneratës së 8-të, SSD 256 ose 512GB me 8 ose 16GB RAM.

Të dy laptopët kanë skaner të shenjave të gishtërinjve.

Modeli 17-inç fillon nga 1,699 dollarë ndërsa hibridi 14-inç nga 1,499 dollarë. Nëse mund të paguani më tepër do të merrni më shumë RAM dhe kapacitet memorie. /PCWorld Albanian