Laptopët e rinj Apple kanë procesorë më të shpejtë dhe tastiera më cilësore

E publikuar: 23/05/2019 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple ka vendosur të mos presë konferencën e zhvilluesve WWDC për të prezantuar përditësimet e reja të modeleve MacBook Pro. Kompania ka bërë disa ndryshime joshëse për të bindur skeptikët të blejnë një laptop të rangut të lartë të Apple.

Përditësimi më i madh dhe i pari është procesori. Modeli 13-inç MacBook Pro me Touch Bar ka procesorin ri katër bërthama me frekuencë turbo 4.7Ghz ndërsa modelet 15-inç kanë procesorë me gjashtë dhe tetë bërthama me frekuencë tubro 5.0Ghz.

Apple thotë se krahasuar me procesorët me katër bërthama, modeli me tetë është dy herë më i shpejtë.

Risi mbeten ndryshimet në tastierën e MacBook Pro. Apple tha për Wall Street Journal se ka ndryshuar materialin e përdorur në mekanizmin e tastierës. Ndryshimi do të ndihmojë përdoruesit të cilët kanë raportuar shtypje dy herë të butonëve në raste të caktuara.

Modeli 13-inç ka 8GB RAM dhe SSD 256GB. Modeli 15-inç ka 16GB RAM dhe 512GB SSD për variantin me procesor me tetë bërthama ndërsa ai me gjashtë vetëm 256GB SSD.

Të dy modelet janë të disponueshëm nga dita e sotme. Modeli 13-inë fillon nga 1799 dollarë. Modeli 15 inç me procesor me gjashtë bërthama nga 2,399 dollarë dhe ai me procesor me tetë bërthama nga 2,799 dollarë.

Së fundi Apple zgjeroi garancinë për laptopët me tastierën flutur. Edhe modelet e reja do të përfitojnë nga programi i riparimit. Lista e plotë e laptopëve që përfitojnë nga ky problem gjendet në këtë lidhje. /PCWorld Albanian