Lapsi qetëson dhimbjet e kokës

E publikuar: 29/02/2016 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumica e dhimbjeve të kokës shkaktohen nga stresi, ankthi, lodhja apo shqetësimet emocionale. Por në vend që të përdoren ilaçe të cilat sjellin dhe dëme të tjera anësore, disa ekspertë sygjerojnë që zgjidhja mund të jetë më e thjeshtë, duke vendosur një laps në mes të dhëmbëve.

“Dhimbjet e kokës janë të lidhura dhe me muskujt e nofullave dhe mbajta e një lapsi në mes të dhëmbëve i ndihmon muskujt e nofullës të relaksohen”, shpjegon doktoresha Jane Leonard.