Lansohet platforma online transparencë për konsultime publike

E publikuar: 22/02/2017 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Kryeministrit përmes një konference ka lansuar Platformën Online për konsultime publike.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin, Kryeministri Isa Mustafa, Shefja e zyrës së BE-së për Kosove, Natalya Apostolova, Drejtoresha ekzekutive e CiviKos, Valdete Idrizi, Drejtoresha ekzekutive e KCSF, Venera Hajrullahu dhe Igor Vidacak nga ekipi i BE-së.

Kryeministri Mustafa tha se lansimi i kësaj platforme ka rëndësi jetike sepse komunikimi i institucioneve me shoqërinë civile dhe qytetaret është i rëndësishëm, përderisa u shfaq optimist në suksesin e implementimit të saj.

Ndërsa Apostolova tha se përfshirja e qytetarëve dhe shoqërisë civile në krijimin e politikave është fondamentale për zhvillimin e demokracisë.

Kjo platformë u mbështet edhe nga Valdete Idrizi e Venera Hajrullahu të cilat vlerësuan se është bërë një punë e mirë dhe se platforma online do të ndikoj në përfshirjen e qytetareve dhe shoqërisë civile në krijimin e politikave si dhe ndihmon në rritjen e besimit tek institucionet.

Platforma online për konsultime publike është mbështetur nga Bashkimi Evropian.