Lansohet fushata vetëdijesuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”

E publikuar: 01/03/2019 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, lansuan sot fushatën vetëdijesuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”.

Nënkoloneli Jeton Rexhepi, ka thënë se qytetarët duhet ta vendosin rripin në çdo rast sepse i siguron shoferët, mirëpo kjo gjë i lehtëson punën edhe Policisë.

Ndërsa drejtori i këshillit për siguri në rrugë, Fejzullah Mustafa, ka thënë se do të zhvillohen edhe fushata të tjera në mënyrë që të vetëdijesohen qytetarët si dhe të parandalohet aksidentet e trafikut.