Lansohet fushata për komunikimin e MSA-së

E publikuar: 23/02/2017 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në ambientet e Qendrës Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë u mbajt konferenca për lansimin e fushatës informuese, multimediale për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociim (MSA). Kjo fushatë është një bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP, Zyra në Kosovë.

Fushata i’u prezantua mediave të cilat kishin shfaqur interesimin të përcjellin këtë konferencë me gazetarë. Të pranishëmve në këtë ngjarje, për të hapur zyrtarisht fushatën I’u drejtua Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahemtaj, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian njëherësh përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova dhe Koordinatori për Zhvillim i OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Z. Andrew Russell.


Në konferencë Ministrja Ahmetaj foli për rëndësinë e Komunikimit të MSA-së me qytetarët pasiqë është një proces i cili ka 35 kapituj dhe ndërlidhë shumë fusha të shoqërisë të cilat ndikohen nga ky proces. Ajo tha se: “Rreth një vit pas hyrjes në fuqi e kemi parë të domosdoshme që ta lansojmë këtë fushatë e cila do ta afronte MSA-në më afër qytetarëve të zakonshëm, profileve të ndryshme në Kosovë, ose thënë më ndryshe, do ta nxjerrnim MSA-në nga letra e ta sjellim në shpjegime konkrete për qytetarët”.

Ndërsja Shefja e Zyrës së BE-së/PPBE, Nataliya Apostolova përshëndeti lansimin e fushatës sensibilizuese për MSA-në, e cila do të bëjë marrëveshjen të prekshme për qytetarët e Kosovës. Ajo theksoi se sa më shumë që Kosova e zbaton MSA-në, aq më afër do t’i përafëroj standardet me ato të vendeve anëtare të BE-së. “Zbatimi i MSA-së është një proces për të cilin të gjithë në Kosovë duhet të jetë plotësisht të përkushtuar dhe të angazhuar. Nëse marrëveshja zbatohet siç duhet, kjo do të thotë se shumë çështje të rëndësishme për qytetarët, bizneset, studentët, fëmijët apo gjyshërit tuaj do të adresohen dhe do të bëhen shumë reforma”, tha Apostolova.

Ndërsa Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Z. Andrew Russell tha se: “Duke u bazuar në bashkëpunim e suksesshëm gjatë viteve ndërmjet UNDP-së dhe MIE-në zbatimin e kritereve të MSA-së, UNDP ka vazhduar të mbështesë Ministrinë në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i MSA-së. Në mënyrë që të rrisë edhe më tej ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës mbi aspekte të ndryshme të procesit të MSA-së dhe detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit në BE, fushata multi-mediale është zhvilluar si një mekanizëm për ofrimin e informatave efektive strategjike. UNDP beson se nisma të ngjashme që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit, promovojnë gjithëpërfshirjen dhe transparencën, janë vlerë e shtuar e përpjekjeve të përgjithshme të institucioneve të Kosovës drejt zbatimit të prioriteteve të Kosovës me fokus në reformën e administratës publike dhe në procesin e integrimit Evropian”.

Kjo fushatë do të përfshijë disa materiale multimediale të cilat nxisin interesimin e qytetarëve që të interesohen dhe të kuptojnë më shumë për fushat respektive në kuadër të MSA-së të cilat mund të përmirësojnë jetesën e tyre. Sikurse, fushata dhe aktivitete të tilla do të ketë në vazhdim përgjatë procesit të implementimit të MSA-së.

Poashtu temat e trajtuara në kuadër të kësaj fushate janë se; çka saktësisht do të thotë MSA-ja për Bizneset, Studentët, Bujkun, për Sundimin e Ligjit dhe, Qytetarër në përgjithësi. Këto janë disa nga grupet që ndikohen drejtëpërdrejtë sepse MSA si e tillë ka një afat të implemetimit 10 vjeqar dhe duke qene se po flasim për një periudhë kaq të gjatë, kategoritë tjera do të pasojnë më vonë dhe ato si tema do ti trajtojmë në fushatat në vijim.

Kjo fushatë do të shfaqet për pesë javë dhe ka për synim që të rrisë edhe më tutje nivelin e njohurive të qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve të ndryshme, në aspekte të ndryshme për procesin e MSA-së dhe zbatueshmërinë e sajë.