Lancohet Projektit për Reforma të Auditimit dhe Kontabilitetit

E publikuar: 14/09/2017 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga Banka Botërore znj. Kalina Sukarova, z. Aleksander Kocvski dhe z. Ranjan Ganguli.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi i ATK-së me lancimin e Projektit për Reforma të Auditimit dhe Kontabilitetit në Sigurimin e Kualitetit, raporton infosot.
Projekti në fjalë do të punojë për së afërmi me Ministrinë e Financave, Këshillin për Raportim Financiar dhe me institucionet e tjera relevante, përfshi ATK.

Ndër të tjera, gjatë këtij takimi palët diskutuan kryesisht për bazën ligjore që i obligon tatimpaguesit të raportojnë Pasqyrat Financiare dhe Deklarimin e tatimeve. Gjithashtu, në takim u diskutua për modalitetet dhe metodologjinë që projekti i Bankës Botërore në këtë fushë mund të zhvilloj e që ATK mund të jetë edhe përfituese.

Drejtori Imeri, ka prezantuar edhe zhvillimin e fundit që ka të bëjë me procesin e Modernizimit të Teknologjisë Informative te ATK-se per lehtësimin e përmbushjes tatimore dhe raportimin e Pasqyrave Financiare në formë elektronike./infosot/