Lamtumirë Kardashians – Reality Show mbyllet pas 14 vjetësh

09.09.2020 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lamtumirë Kardashians – Reality Show mbyllet pas 14 vjetësh

“Keeping up with the Kardashians”, do të përfundojë. Lajmin për fundin e show të hershëm reality TV e ka dhënë vetë Kim Kardashian West. “Me zemër të rënduar ne kemi marrë këtë vendim të vështirë, si familje, për t’i thënë lamtumirë show”, tha ajo në një deklaratë të postuar në Twitter.

Show vazhdon prej të paktën 14 vitesh dhe i ka bërë Kim dhe familjen e saj, mega-yje globale. Sezoni final është i 21-ti dhe do të transmetohet në fillim të 2021.

Duke falënderuar mijëra individët dhe bizneset e përfshirë në program, Kim shtoi:

“Jam mirënjohëse ndaj çdokujt që na ka ndjekur dhe mbështetur, mua dhe familjen time, në këto 14 vite të jashtëzakonshme. Ky show na bëri ata që ne jemi sot dhe ne do të jemi gjithnjë në borxh, me këdo që ka luajtur një rol në përcaktimin e karrierave tona dhe ndryshimin e jetës sonë.

Pjesa më e madhe e familjes ishte e panjohur kur show nisi në 2007. Kim ishte shfaqur në disa episode të reality-showt të mikes së saj, Paris Hilton dhe babai i saj avokat, Robert, që vdiq më 2003, ishte i njohur se kishte mbrojtur OJ Simpson në gjyqin e tij të famshëm për vrasje.

Show e hershëm ishin fokusuar te jeta e Kim dhe motrave të saj, Kortney dhe Kloe, si edhe prindërve të tyre, përfshirë ish të dashurin e Kortnit, Skot Disik, ish bashkëshortin e Kim, Kris Hamfris dhe ish bashkëshortin e Kloe, Lamar Odom.

Më pas pjesë e show u bë edhe mamaja e saj Kris Jenner, tashmë ish-bashkëshorti i saj, Kaitlin Jenner, asokohe i vetmi i famshëm në show, por në petkat e Bruce Jenner, kampion olimpik, dhe gjysmë motrat, Kajli dhe Kendall Jenner./tch

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Diskutohet në Kosovë për autostradën e parë për biçikleta – e para e llojit të vetë në Ballkanin Perëndimor

Diskutohet në Kosovë për autostradën e parë për biçikleta – e para e llojit të vetë në Ballkanin Perëndimor

Enca vë në fokus të pasmet në imazhin e fundit të ndarë në rrjetet sociale

Enca vë në fokus të pasmet në imazhin e fundit të ndarë në rrjetet sociale

Lamtumirë Kardashians – Reality Show mbyllet pas 14 vjetësh

Lamtumirë Kardashians – Reality Show mbyllet pas 14 vjetësh

Arrestohet gruaja që u zhvesh e ‘provoi’ lodrat e seksit në dyqanin për të rritur (Foto)

Arrestohet gruaja që u zhvesh e ‘provoi’ lodrat e seksit në dyqanin për të rritur (Foto)

Shkencëtarët zbulojnë se si të ngadalësohet plakja biologjike

Shkencëtarët zbulojnë se si të ngadalësohet plakja biologjike

Infektohet me Covid-19 edhe vajza e Berluskonit

Infektohet me Covid-19 edhe vajza e Berluskonit

​Shqipëria përballë Lituanisë për tri pikët e radhës

​Shqipëria përballë Lituanisë për tri pikët e radhës

Partneri kontrollon vazhdimisht telefonin tuaj – ai mund të ketë këto probleme

Partneri kontrollon vazhdimisht telefonin tuaj – ai mund të ketë këto probleme

A mund të gjeni më shumë se 16 mace në këtë foto?

A mund të gjeni më shumë se 16 mace në këtë foto?

Kush është bukuroshja shqiptare që fitoi kurorën “Miss Arbëresha”- (Foto)

Kush është bukuroshja shqiptare që fitoi kurorën “Miss Arbëresha”- (Foto)

Sot e nesër mbahet Kampionati i Kosovës në automobilizëm

Sot e nesër mbahet Kampionati i Kosovës në automobilizëm

Anglia shënon edhe golin e gjashtë në “Fadil Vokrri”

Anglia shënon edhe golin e gjashtë në “Fadil Vokrri”

Bim Bimma publikon videoklipin e këngës “Ftyrat”

Bim Bimma publikon videoklipin e këngës “Ftyrat”

Thaçi: Besoj fuqishëm në talentin dhe suksesin e kampionëve tanë

Thaçi: Besoj fuqishëm në talentin dhe suksesin e kampionëve tanë

Kompanitë farmaceutike nuk besojnë se do të ketë një ilaç të vetëm për COVID-19

Kompanitë farmaceutike nuk besojnë se do të ketë një ilaç të vetëm për COVID-19

Mali: Kemi marrë letrën më të keqe në Shtëpinë e Bardhë, po kërkojnë njohjen e Kosovës

Mali: Kemi marrë letrën më të keqe në Shtëpinë e Bardhë, po kërkojnë njohjen e Kosovës