Lampard: Cech ishte vendimtar për transferimin e Mendy-t

E publikuar: 22/09/2020 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Frank Lampard ka konfirmuar që drejtori teknik Petr Cech, ishte vendimtar për transferimin më të ri te Chelseat, portierin Edouard Mendy.

Ky i fundit thuhet se ishte inspiruar nga Cech, ku ish- specialisti i pritjeve te Chelsea mundësoi kalimin e Mendy-t te klubi londinez.

“Petr ishte vendimtar, pasi që eksperienca e tij si gardian tregon shumë për dijen që ka ai rreth kësaj pozite”, theksoi Lampard.

“Po ashtu, Petr do të ketë një ndikim shumë të madh rreth këtij transferimi, dhe unë i besoj atij plotësisht”.