Lamela: Messi më i miri ndonjëherë, nuk do të ketë si ai

E publikuar: 22/09/2018 02:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Messi është i pari dhe futbolli nuk do të shohë më një lojtar si ai i Barcelonës dhe Argjentinës, thotë Erik Lamela.

Messi shënoi het-trik kundër PSV-së në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka shënuar  katër gola në katër ndeshje në La Liga.

Zhgënjimi i madh mbeten tri finalet e humbura në Copa America, si dhe një në Kupën e Botës 2014.

Messi humbi ndeshjet e Argjentinës kundër Guatemalës dhe Kolumbisë, por shoku i ekipit Lamela nuk ka asnjë dyshim për cilësinë e kapitenit.

“Leo është padyshim një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, për të gjitha gjërat që mund t’i japë si një lojtar dhe një ekipi”.

“Duke e pasur atë është shumë e rëndësishme për grupin. Të gjithë e dimë se ai është më i miri brenda fushës dhe është gjithmonë plus për ta fituar një ndeshje”.

“Ajo që pashë kur luaja dhe stërvitja me të, ai është larg lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë që kur luaj futboll”.

“Lojë pas loje, njerëzit mund të shohin gjërat që ai bën, sa e lehtë është që ai të shënojë gola, të ndihmojë dhe të bëjë atë që dëshiron brenda fushës. Sinqerisht, nuk do të ketë asnjë si ai”, ka thënë Lamela. /Telegrafi/