Lakra mund të ndalojë kancerin

E publikuar: 19/08/2018 01:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi i Institutit Francis Crick gjeti se kimikatet kundër kancerit janë prodhuar pasi perimet janë tretur.

Hulumtimi i bërë në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron që të hani sa më shumë perime.
E gjithë puna u përqendrua tek fakti se si ndryshon rreshtimi i zorrëve nga perimet, studimi është realizuar në minj dhe zorrë miniaturë që rriten në laborator.

Ashtu si lëkura edhe sipërfaqja e zorrëve vazhdimisht rigjenerohet në një proces që zgjat 4-5 ditë. Por kjo ripërtëritje konstante duhet të kontrollohet fort, përndryshe ajo mund të çojë në kancer ose inflamacion të zorrëve.