Lakers vazhdojnë me fitore, mposhtin në shtëpi Utah Jazz

E publikuar: 24/11/2018 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore në NBA, ku kanë mposhtur Utah Jazz.

Djelmoshat e drejtuar nga Luke Walton kanë marrë një fitore me rezultat të ngushtë 90:83, përballë miqve nga Utah.

Çereku i parë i takoi vendasve me gjashtë pikë diferencë 22:16, ndërsa me rezultat të njëjtë në çerekun e dytë triumfuan mysafirët.

Lakers bëri diferencën në dy çerekët e fundit duke triumfuar 26:25 dhe 26:20 për të marrë fitoren e 11-të këtë edicion në NBA.

Më meritori për këtë triumf tek vendasit ishte Brandon Ingram që shënoi 24 pikë dhe pati gjashtë kërcime.

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që shtoi 22 pikë, 10 kërcime e shtatë asistime.

Tek mysafirët më efikasit në këtë sfidë ishin Bruks dhe Ingles që shtuan 17 respektivisht 16 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Lakers do të pres në shtëpi Orlando Magic, skuadër që i shkaktoi humbje një javë më parë. /Telegrafi/