Lajmi i fundit: Remzije Mustafa u gjet shëndosh e mirë, shkoi vetë te banesa

E publikuar: 14/11/2019 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një anëtar i familjes i ka thënë se Remzije Mustafa, e zhdukur për më shumë se një javë, është gjetur para pak çastesh.

Familjari i Mustafës tregon se ajo është gjetur afër banesës dhe është mirë me shëndet.

“Është gjetur shëndoshë e mirë. Është parë duke ardhur në banesë, këtu afër Bregut të Diellit. Dikush e ka pa dhe e ka sjellë në banesë”, ka thënë familjari i Mustafës.

Ky familjar thotë se ajo ka ardhur në gjendje të mirë, por akoma nuk e dinë se ku ka qëndruar.

“Sapo ka ardhur. Tash këtu është edhe policia. Nuk e kemi pyetur akoma se ku ka qëndruar sepse nuk duam ta traumatizojmë”, ka thënë ai për Express.