Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

E publikuar: 10/07/2019 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Naim Maloku është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur Maloku përmes Facebook’ut derisa ka shkruar se thirrjen e ka marrë sot përmes telefonit në gjuhën sllovene.

Ai ka shkruar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, derisa ka shtuar se është hera e parë që është kontaktuar nga Gjykata.

Maloku ka vetëm një javë që ka dalë nga spitali, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, e për këtë ka shkruar se i ka njoftuar se nuk do të mund të udhëtojë për në Hagë.

“Bashkluftetar te mi, familjar dhe miq! Ju njoftoj qe sot, permes telefonit dhe ne gjuhen sllovene, jam kontaktuar nga Gjykata e Hages me ftese qe te paraqitem ditet ne vijim per intervistim ne cilesine e deshmitarit. Ju njoftoj gjithashtu qe eshte hera e pare qe une kontaktohem nga kjo Gjykate. Njoftova Gjykaten qe per shkak te gjendjes se renduar shendetesore une nuk mund te udhetoj per atje. Angazhimi im ne perpjekjet e popullit tim per liri, i kurorezuar me te qenit oficer i larte ne te shejten UÇK, me ben te ndihem krenar tere jeten duke lene trashegimine me te çmuar per pasardhesit e mi”, ka shkruar Maloku.