Lajmi i fundit: Dy të vrarë në Deçan

E publikuar: 25/08/2016 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në pjesën perëndimore të Kosovës.
Dy persona janë vrarë në fshatin Shaptej të komunës së Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, komandanti i Policisë së Deçanit, Sejdë Dobraj.

Motivi i vrasjes besohet të ketë qenë një zënkë e mëparshme ndërmjet viktimave, ka thënë Dobraj.

Merret vesh se të vrarët janë të familjes Ramaj, Burim Ramaj e R. Ramaj.